Qeveria vazhdon të shpresoj se do t’i bind kundërshtarët e Demarkacionit që mos kundërshtimi është në interes të Kosovës. Duke u bazuar në këtë shpresë, kryeministri Isa Mustafa ka filluar takime me kundërshtarët e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi si dhe me palët kundërshtuese për t’I bindur që të heqin dorë nga kundërshtimi I mëtejm dhe të japin votën e tyre në seancën e Kuvendit në të cilën do të rihidhet për votim kjo marrëveshje. Këshilltari për media i kryeministri Isa Mustafa, Faton Abdullahu ka thënë se pas tërheqjes së projektligjit për demarkacionin e deri në ri procedim do ta shfrytëzojnë për të biseduar me palë të ndryshme që të informohen drejtë dhe të reflektojnë. Demarkacioni do të procedohet tutje përsëri në Kuvend pa vonesë por me krijimin e rrethanave optimale për këtë çështje, ka thënë në mes tjerash Faton Abdullahu, Këshilltari për media i kryeministri Isa Mustafa.
