leoni

Qeveria Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë Serbinë për dështim të dialogut në Bruksel, ndërsa opozita akuzon Qeverinë për dështim

 Qeveria Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë Serbinë për dështim  të dialogut në Bruksel. Deputeti Adnan Rrustemi thekson se Kosova është në pozicion të qartë dhe konstruktiv, duke mbështetur qëndrimin se valuta e vetme në treg duhet të jetë euroja.  Deputeti Adnan Rrustemi deklaron se, qëndrimi i institucioneve të Kosovës është i qartë në jemi konstruktiv në këtë proces, por nuk po diskutohet e dialogohet për rregullore të BQK-së as çështja e dinarit. Po diskutohen modalitetet për t’u mundësuar financimi. Thjesht po shihen modalitetet, por është pala serbe që nuk është as e interesuar as konstruktive, madje po e refuzon edhe propozimin e Lajçakut.  Partitë opozitare kritikojnë vendimin e  qeverisë lidhur me dialogun për dinarin.  Deputeti i PDK-së, Rashti Qalaj, nuk shpreh optimizëm për zgjidhjen e shpejtë të kësaj çështjeje. Ai thotë se  çështja e dërgimit të dinarit në Bruksel është e gabuar, është bërë temë e cila nuk do të zgjidhet në një të ardhme të afërt. Do të ketë bisedime dhe kjo do të ketë lidhje të ngushtë me çështjen e asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …