Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e saj të radhës gjatë së cilës u miratuan disa projektligje me ç’rast u miratua edhe projektligji për liritë fetare në Kosovë. Duke folur për rëndësinë e këtij projektligji, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi vlerësoi se qëllim i këtij projektligji është që të rregullohet statusi i Bashkësive fetare, të cilave do tu pranohet statusi juridik. Kosova do të respektojë bashkësitë fetare duke i njohur përfaqësuesit e tyre. Por gjithmonë duke e ruajtur shtetin laik. Ky projektligj nuk ka implikime buxhetore. Me këtë projektligj do të rregullohet në mënyrë të drejtë dhe të denjë çështja fetare në Republikën e Kosovës, tha në mes tjerash zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
