Qeveria e Kosoves

Qeveria miratoi disa vendime në mbledhjen e sotme

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar një sërë projektligjesh në kuadër të përgjegjësive kushtetuese. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal është dokumenti i parë i miratuar në mbledhjen e sotme. Ky projektligj ka për qëllim sigurimin e nivelit minimal të shërbimeve komunale në komunat e caktuara, që kanë popullsi më pak se njëzet e dy mijë banorë. Në vazhdim të mbledhjes është bërë edhe miratimi i koncept-dokumentit për hartimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rrugët. Qeveria ka miratuar në parim edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes financiare për IPA 2017 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar u bë edhe miratimi i koncept-dokumentit për Rregullimin e Profesioneve të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …