Qeveria në pikëpyetje: Afati afrohet, ende pa marrëveshje

Gjysma e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së re të Kosovës ka kaluar, por procesi mbetet i paqartë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar vetëm “nisjen e negociatave”, pa sinjale konkrete për ndonjë marrëveshje ose shumicë të mundshme parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje, që doli fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, gjendet nën presion për të siguruar mbështetjen e nevojshme në Kuvend. LVV-ja ka përjashtuar bisedimet me PDK-në, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me LDK-në. Megjithatë, zyrtarë të LDK-së thonë se “deri më tani nuk ka pasur as takime e as ftesa për koalicion”. Marrëveshja lokale në Vushtrri mes LVV-së dhe ish-kandidatit të LDK-së, Xhafer Tahiri, është dënuar nga qendra e partisë, që e cilësoi si “veprim individual e të papranueshëm”. Afati 15-ditor për prezantimin e Qeverisë skadon më 26 tetor, pas së cilës presidentja Vjosa Osmani mund t’ia japë mandatin një kandidati tjetër. Ndërkohë, një ankesë e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit mund të komplikojë edhe më shumë procesin institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …