Edhe pse Kosova po përballet me krizë politike dhe institucione jo funksionale, shpenzimet e luksit të drejtuesve shtetërorë nuk kanë munguar. Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025, institucionet qendrore dhe lokale kanë harxhuar plot 27.3 milionë euro për udhëtime zyrtare, thirrje telefonike dhe derivate të naftës. Sipas raportit nëntëmujor të buxhetit të përgatitur nga Ministria e Financave, nga janari deri në shtator 2025 janë shpenzuar 8.6 milionë euro për udhëtime zyrtare, 3.8 milionë euro për shpenzime telefonike dhe afro 15 milionë euro për derivate të naftës. Këto shifra përbëjnë një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e kaluara. Në vitin 2023, për udhëtime janë shpenzuar 7.2 milionë euro, ndërsa në 2024 – 8.8 milionë. Rritje ka pasur edhe te kostot e telefonatave, nga 3.3 në 3.8 milionë euro, si dhe te derivatet për veturat zyrtare. Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, e ka cilësuar këtë trend si “të tepruar dhe të papërgjegjshëm”, duke kritikuar menaxhimin e financave publike.
“Buxheti është shpenzuar në mënyrë jo-racionale. Janë bërë shpenzime të panevojshme, për pika të qejfit dhe pa arsyetim ekonomik”, ka deklaruar Shatri. frontonline
“Buxheti është shpenzuar në mënyrë jo-racionale. Janë bërë shpenzime të panevojshme, për pika të qejfit dhe pa arsyetim ekonomik”, ka deklaruar Shatri. frontonline
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
