Qindra aktivistë po protestojnë para objektit të Kuvendit të Kosovës

Qindra protestues janë tubuar dhe po protestojnë para ambienteve të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku para pak minutash nisi dhe u ndërpre seanca e paraparë për sot. Kjo seancë u ndërpre nga gazi lotsjellës që lëshoi deputeti Albin Kurti. Një numër i madh i Forcave të Policisë së Kosovës të njësive speciale janë barrikaduar në hyrje të objektit të Kuvendit dhe po qëndrojnë në gjendje gatishmërie përballë protestuesve, numri i të cilëve sa vjen e por rritet. Ndërkohë aktivistë të partive opozitare të cilët gjenden para ndërtesës së Kuvendit  kanë filluar të  gjuajnë gurë, gjësende të tjera dhe ngjyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet …