Qindra protestues u arrestuan në Bruksel në përleshje me policinë te zyrat e BE-së në Bruksel, ku ishin rreth 50 mijë protestues

Qindra protestues u arrestuan në Bruksel në përleshje me policinë te zyrat e BE-së në Bruksel, ku ishin rreth 50 mijë protestues

Të paktën 230 protestues  janë arrestuar pas incidenteve që ndodhën në protestën e djeshme me pjesëmarrjen e rreth 50 mijë protestuesve  kundër masave anti-COVID-19 në kryeqytetin e Belgjikës, në Bruksel. Ministrja e Brendshme,  Annelies Verlinden tha se 230 persona janë arrestuar pasi rreth 50 mijë persona nga shumë vende të Evropës si Franca, Holanda, Gjermania janë mbledhur dje në afërsi të institucioneve të BE-së në Bruksel për të protestuar kundër masave të pandemisë. Ajo njoftoi se policia tashmë është duke analizuar pamjet e kamerës për të identifikuar protestuesit e tjerë. Protesta e dhjetëra mijëra njerëzve të mbledhur në parkun e Vitit të 50-të pranë institucioneve të BE-së kundër masave të pandemisë në Bruksel u bë skenë e dhunës. Mes grupit që theksohet se janë anëtarë të organizatës majtiste Antifa dhe policisë kishte ndodhur një përplasje, ndërsa shumë automjete civile dhe atyre të policëve ishin dëmtuar. Policia, nga ana tjetër, intervenoi me gaz lotsjellës dhe topa uji, kurse protestuesit gjithashtu kishin dëmtuar disa ndërtesa, stacione të autobusëve dhe një stacion të metrosë. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, pas incidenteve kishte vizituar ndërtesën dhe kishte dënuar sulmin.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …