Qindra qytetarë pro-palestinezë në Amerikë protestuan para Shtëpisë së Bardhë kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili u takua me presidentin amerikan Joe Biden, transmeton Anadolu. Derisa presidenti amerikan Biden priti kryeministrin izraelit Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, shumë demonstrues jashtë Shtëpisë së Bardhë reaguan ndaj politikave në lidhje me Gazën. Shumë rrugë përreth Shtëpisë së Bardhë u mbyllën për shkak të takimit ndërsa policia mbylli edhe Parkun Lafajette përballë Shtëpisë së Bardhë, ku shpesh lejohen protestat. Qindra demonstrues u mblodhën në zonën jashtë Parkut Lafayette, duke brohoritur parulla kundër Netanyahut dhe Bidenit dhe duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Protesta, e shoqëruar me pankarta ku Netanyahu u përshkrua si autor gjenocidi dhe kriminel lufte, vazhdoi aq sa zgjati edhe takimi në Shtëpinë e Bardhë. Një protestë e madhe kundër Netanyahut u mbajt edhe dy ditë më parë me pjesëmarrje të mijëra demonstruesve, teksa ai po mbante fjalim në Kongresin Amerikan.
Kontrolloni gjithashtu
Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
