Qiriakos Micotakis i kërkon Shqipërisë dhe Turqisë që të mos luajnë me Greqinë!

Qiriakos Micotakis i kërkon Shqipërisë dhe Turqisë që të mos luajnë me Greqinë!

Kryetari  i partisë Demokracia e Re, në Greqi, Qiriakos Micotakis pretendon se Shqipëria, me një seri deklaratash dhe aktesh, hap pothuajse të gjitha temat e marrëdhënieve dypalëshe, duke shtuar dhe çështjen e ashtuquajtur çame. Në një miting të partisë së tij nga Janina për temat kombëtare, duke kritikuar qeverinë “Cipras” për ekonominë dhe krizën e refugjatëve, ai iu është referuar – përveç marrëdhënieve me Turqinë dhe çështjes qipriote,  edhe kërkesave të Shqipërisë për çështjen çame. “Tirana po vendos çështje inekzistente, ndërsa vet ajo kryen akte të papranueshme, siç janë shembja e shtëpive të grekëve në Himarë, apo transportimi i materialeve propagandistike nacionaliste nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme. Andaj  nga Janina po u çoj të gjitha palëve një mesazh të qartë: Mos luani me Greqinë! Dhe mos e konsideroni si të përhershme predispozitën tonë të mirë, ka përfunduar referimin për Shqipërinë, greku Micotakis.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …