Qytetar të shumtë po bëjnë homazhe në kompleksin e varrezave në Prekaz

Qytetarë të shumtë nga Kosova dhe viset shqiptare po vizitojnë Kompleksin Memorial, Adem Jashari në Prekaz

Qytetarë të shumtë nga Kosova dhe viset etnike shqiptare po vizitojnë Kompleksin Memorial, Adem Jashari në Prekaz, si  dhe familjen Jasharaj. Vizitat po bëhen në festën e katërfishtë të shqiptarëve, në mesin e tyre edhe ditëlindja e komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari. Kryetarë partish dhe drejtues të institucioneve  të vendit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh te varri i Adem Jasharit. Edhe në Shqipëri, në Maqedoni si dhe në Kosovën Lindore e në Mal të Zi shqiptarët përkujtojnë me pietet e atdhedashuri, festën e tyre të katërfishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Rriten çmimet e importit në Kosovë, presion i ri mbi qytetarët

Indeksi i çmimeve të importit në Kosova ka shënuar rritje prej 2,8% në tremujorin e …