Qytetarët e Gjakovës përseri do ta kundërshtojnë sot ardhjen e paralajmëruar të serbëve në qytetin e tyre

Qytetarët e Gjakovës përseri do ta kundërshtojnë sot ardhjen e paralajmëruar të serbëve në qytetin e tyre

Qytetarët e Gjakovës sërish do ta kundërshtojnë sot ardhjen e paralajmëruar të pelegrinëve serbë në qytetin e tyre. Përmes rrjetit social “Facebook”, ata bëjnë thirrje për protestë. “Me 28 gusht ora 8:00 te rruga ‘Mbreteresha Teutë’, protestojmë kundër ardhjes së kriminelëve serbë në Gjakovë”, thuhet në përshkrimin e thirrjes për protestë. Edhe shoqata “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, ka dalë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në qytetin e Gjakovës, shoqatë e cila, përmes një letre të hapur dërguar kryetarit të shtetit, kërkon nga ky i fundit që të ndalojë këtë vizitë. Ndërkaq themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e ka ftuar Thaçin, që t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës që sivjet ta vizitojnë kishën. Në përgjigjen e tij Hashim Thaçi ka thënë “sot, është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …