R. Haradinaj: Më 22 maj 1999 në Vushtrri u provua të zhbëhet qenia shqiptare me ekzekutimin mizor të 68 shqiptarëve

R. Haradinaj: Më 22 maj 1999 në Vushtrri u provua të zhbëhet qenia shqiptare me ekzekutimin mizor të 68 shqiptarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kujtoi në 22 vjetorin e ngjarjes, masakrën e 22 Majit 1999 në qytetin e Vushtrrisë, duke thënë se atë ditë të kobshme u tentua të zhbëhej qenia shqiptare. Ai shtoi se shteti serb edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, ndërsa ne vazhdojmë betejën tonë për të vërtetën. “Njëzetedy vjet më parë, dhjetëra u vranë e u masakruan e shumë të tjerë shpëtuan me plagë, të cilat i shëroi koha. Por, plagët e shpirtit, kujtimi për ata që na i rrëmbyen, jetojnë përgjithmonë. E vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën tonë për të vërtetën. Kosova nuk harron! Lavdi të rënëve për liri!”, shkroi Haradinaj. Më 22 maj 1999 forcat ushtarake serbe ushtruan gjenocid mbi popullatën shqiptare të Vushtrrisë duke vrarë 68 qytetarë të kësaj komune, burra, gra e fëmijë pa dallim. Trupat e 67 nga 68 të vrarëve në rrugën” 22 Maji” në Vushtrri u gjenden në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit dhe iu kthyen familjeve në Kosovë ndërmjet viteve 2003-2012. Ende asnjë gjykim nuk është zhvilluar për autorët e kësaj masakre.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …