Radmila Shekerinska: Pretendimet për largimin e trupave amerikane nga KFOR-i dolën të jenë të rreme

Zëvëndës Sekretarja e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka reaguar ndaj spekulimeve që sugjeronin tërheqjen e trupave amerikane nga misioni i KFOR-it në Kosovë, duke i quajtur këto pretendime si të pasakta. Shekerinska ka theksuar se NATO mbetet e angazhuar për vazhdimësinë e misionit të KFOR-it dhe se aleatët e Aleancës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë dërguar trupa shtesë për të mbështetur këtë mision. Ajo ka shtuar se nuk ka vend për dyshime rreth përkushtimit të NATO-s, ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, duke e cilësuar angazhimin e Aleancës si të pandryshueshëm. Shekerinska ka përmendur gjithashtu vizitat e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe të saj, të cilat kanë dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të Aleancës për të mbështetur dialogun dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. NATO mbetet e angazhuar për një zgjidhje politike të qëndrueshme, që mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …