Rafuna: Bizneset vendore po rrezikohen nga liberalizimi i tregut të energjisë – kërkohet pako emergjente mbështetëse

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin serioz të komunitetit të biznesit lidhur me pasojat e menjëhershme që po shkakton dalja në tregun e lirë të energjisë elektrike. Në një intervistë në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, Rafuna paralajmëroi se bizneset vendore po përballen me një krizë që mund t’i bëjë jofunksionale dhe jopërballuese në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.“Gjatë një takimi me mbi 400 biznese pamë se pasojat tashmë janë evidente. Çdo kompani ka filluar të ndjejë barrën e çmimeve të reja të energjisë. Ofertat e reja që u janë dërguar bizneseve shkojnë nga 200 deri në 400 për qind më të larta sesa më parë”, deklaroi Rafuna. Ai shtoi se aktualisht nuk ka konkurrencë të mjaftueshme në tregun e energjisë, pasi vetëm një operator – KESCO – ka ofruar ofertë konkrete, ndërsa KEK-u nuk ka dalë ende me ofertë të strukturuar. “Tregu nuk është i përgatitur. Nuk ka furnizues të mjaftueshëm dhe nuk ka diversitet ofertash. Qeveria duhet të krijojë një pako të përkohshme mbështetëse për bizneset, për të lehtësuar tranzicionin në tregun e lirë për një periudhë kalimtare njëvjeçare”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …