Ragmi Mustafa thotë se 14 korriku i vitit 2018 e bëri fakt të pakthyeshëm Kosovën Lindore në dialogun Kosovë – Serbi

Ragmi Mustafa, thotë se s’mund të ketë paqe mes Kosovës e Serbisë nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës Lindore

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në tri komunat e Kosovës Lindore,  Ragmi Mustafa, thotë se Këshilli po punon  për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave politike e sidomos atyre që janë diskriminuese për shqiptarët e tri komunave ende të mbetura nën administrimin serb. Ai ka folur për çështjen e arsimit që mbetet problem i pazgjidhur dhe ndihmën që marrin nga Kosova e Shqipëria, duke shtuar se të dyja këto vendet do të mund të kishin bërë më shumë për shqiptarët, të cilët diskriminohen e shpesh konsiderohen armiq. Duke folur për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se paqe mes tyre s’mund të ketë nëse nuk përfshihet edhe Kosova Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 35-të, konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Tentativa e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, më 21 …