Aktivitetet të shumta do të organizohen në komunën e Rahovecit për nder të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, SHL-Kosova dhe Shoqatën “Hareja” si: Shfaqje të filmave vizatimor në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, në të cilat ka Qendra Kulturore. Më 31 maj 2019 në Qendrën e Kulturës ‘’Feim Gashi’’ në Drenoc do i mundësohet fëmijëve të përjetojnë qaste të këndshme me shfaqje të filmave vizatimor, iniciativë e cila do vazhdojë edhe në Xërxë. Ndërsa më 1 qershor- Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ftojmë të gjithë fëmijët në Qendrën Kulturore ‘’Mensur Zyberaj” në Rahovec, të jenë pjesë e aktiviteteve të shumta, dhe programit për fëmijë, të pasur me këngë, valle, skeçe, recital, organizuar nga ‘’Hareja’’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorinë e Arsimit dhe SHL-Kosova. Në program do të ketë shfaqje nga fëmijë të shkollave të komunës së Rahovecit, Krushës së Madhe, komuniteti RAE etj. Pas programit artistik, fëmijët në mënyrë të organizuar dhe nën përcjelljen e edukatoreve, do vazhdojnë me aktivitete artistike në Parkun e Qytetit, në Rahovec.