Homazhe për nderë të 21 vjetorit të fillimit të luftës në Junik

Në përkujtim të 21 vjetorit të fillimit të luftës në Junik, u bënë homazhe pranë lapidarëve të Heronjve, Dëshmorëve dhe Martirëve të luftës së fundit çlirimtare të Kosovë. Njëzet e një vite më parë, Kur atdheu kishte nevojë për trima, Junikasit ju përgjigjën në mënyrën më të mirë të mundshme luftës çlirimtare të Kosovës. Junikasit nuk ju përgjigjen vetëm luftës, por edhe mikpritjes në kushte lufte, sepse në Junik çdo ditë kalonin trima të cilët vinin nga të gjitha viset shqiptare për armatim. Ushqim, fjetje dhe përcjellje ishte detyrë dhe traditë për çlirimtarët e luftës së shenjtë të UÇK-së. Detyrë që Juniku e përmbushi me plot sukses.

Lavdi të gjithë të rënëve në luftën e shenjtë për çlirimin e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …