Rahoveci organizon aktivitete të shumta për shënimin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Aktivitetet të shumta do të organizohen në komunën e Rahovecit për nder të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, SHL-Kosova  dhe Shoqatën “Hareja” si:  Shfaqje të filmave vizatimor në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, në të cilat ka Qendra Kulturore. Më 31 maj 2019 në Qendrën e Kulturës ‘’Feim Gashi’’ në Drenoc do i mundësohet  fëmijëve të përjetojnë  qaste të këndshme me shfaqje të filmave vizatimor,  iniciativë e cila do vazhdojë edhe në Xërxë. Ndërsa më 1 qershor- Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ftojmë të gjithë fëmijët në Qendrën Kulturore ‘’Mensur Zyberaj” në Rahovec, të jenë pjesë e aktiviteteve të shumta, dhe programit për fëmijë, të pasur me këngë, valle, skeçe, recital, organizuar nga ‘’Hareja’’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorinë e Arsimit dhe  SHL-Kosova. Në program do të ketë shfaqje nga fëmijë të shkollave të komunës së Rahovecit, Krushës së Madhe, komuniteti  RAE etj. Pas programit artistik, fëmijët në mënyrë të organizuar dhe nën përcjelljen e edukatoreve, do vazhdojnë me aktivitete artistike në Parkun e Qytetit, në Rahovec.

Le ta gëzojmë së bashku festën e fëmijëve!

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …