Pavarësisht rrethanave, gjithmonë gati për t’i shërbyer vendlindjes dhe kombit tim. Me ideale të larta, me atdhedashuri të brumosur dhe me pasion të pashterrshëm, është shumë lehtë të gjendet energjia e vullneti për të bërë më të mirën, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.
Rahoveci meriton vetëmohimin tonë e rahovecasit meritojnë përfaqësues të denjë. Nuk harrojmë kush jemi e prej nga kemi ardhur, rruga jonë nuk devijon asnjëherë e puna jonë nuk ndalet.
Me punë, me ide, me plane ambicioze e bashkë me qytetarët, Rahoveci vazhdon rrugën e progresit drejt sukseseve dhe rekordeve të reja, ka thënë kryetari Latifi.