Rakip Matmuja: Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me lëvizjen e lirë shkakton problem për shumë qytetarë të Shqipërisë

Rakip Matmuja: Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me lëvizjen e lirë shkakton problem për shumë qytetarë të Shqipërisë

Organizatori i Protestës së sotme në vendkalimin Shqipëri Kosovës në Morinë Rakip Matmuja, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për kushtet e hyrjes ka shkaktuar problem për shumë qytetarë të Shqipërisë I kemi bërë dy vaksina. Ata kërkojnë të tretën. E treta nuk bëhet nëse nuk e ka kohën, pa u bërë gjashtë muaj”, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” Afrim Muja, njëri nga protestuesit. Sipas tij, ky është problem i shkaktuar nga Qeveria e Kosovës. Vetëm në Kosovë e kemi këtë kusht, se në shtetet e tjera jo, as në Greqi, as në Maqedoni nuk e kemi këtë kusht. Ne me këtë protestë paqësore i kemi  kërkuar Qeverisë së Kosovës,  që të hiqet vaksina e tretë si kusht për hyrje në Kosovë. Të njihet dokumenti i shtetit shqiptar, certifikata e vaksinimit, të hiqet tamponi dhe  njerëzit të lëvizin lirshëm”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …