Goran Rakiq: Para se të lëshohet ura për qarkullim mbi Lumin Ibër duhet të definohet kufiri që ndan Mitrovicën në veri

Rakiq: Lista Serbe nuk do ta mbështes formimin e ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se derisa ai është në krye të saj, kjo organizatë politike nuk do ta mbështes formimin e Ushtrisë së Kosovës. Rakiq ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, anëtarit të kësaj Liste, Dalibor Jevqit, i cili pas takimit të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës me zëvendës shefen e NATO-s, Rouz Gotmeler, ku teme ishte edhe Ushtria e Kosovës, ka thënë se “Lista Serbe nuk i mbyll dyert për bisedime për cilëndo temë”.

“Qëndrimi i Listës Serbe derisa unë të jem në krye të saj nuk do të ndryshojë, e ai është i qartë për secilin. Lista Serbe nuk do të mbështes formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës. Unë nuk kam qenë i pranishëm kur kjo është thënë dhe mundem vetëm të them se ky nuk është qëndrim i Listës Serbe. Mund të ndodh që ministri Jevtiq e ka thënë atë si ministër në emër personal”, ka thënë Rakiq, transmeton lajmi.net.

Siguria e serbëve dhe pakicave tjera, siguria nga radikalizmi islamik dhe prania e KFOR-it në Kosovë kanë qenë tema të takimit të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës dhe deputetëve serbë me zëvendësen e sekretarit gjeneral të NATO-s, Rouz Gotmeler. Ministri Jevtiq ka thënë se është e domosdoshme prania e KFOR-it në Kosovë, pasi që këto forca ndërkombëtare janë garanci për paqe, stabilitet dhe ndërtim të sistemit demokratik dhe multietnik.

Në takim që kanë marrë pjesë edhe ministri i Administratës, Ivan Teodosijeviq dhe zëvendësministri i Policisë së Kosovës, Milan Radojeviq, por edhe deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, është nxjerr qëndrimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës. “Lista Serbe nuk i mbyll dyert për bisedime në çfarëdo teme nëse merren për bazë qëndrimet dhe nevojat e serbëve në Kosovë. E rëndësishme është që mos të merren vendime të njëanshme rreth secilës temë”, thuhet në njoftimin pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …