leoni

Rama: Kosova do ta ketë mbështetjen e Shqipërisë dhe Amerikës

Kryeministri, Edi Rama, në konferencën e përbashkët për gazetarë me Sekretarin e Shtetit amerikan, John Kerry, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me zyrtarin e lartë amerikan. Veç temave të brendshme, Rama thotë se ka folur edhe për çështjet në rajon, sidomos në shtetet ku jetojnë shqiptarët. Ai porositi  se Kosova duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë drejt normalizimit të raporteve mes tyre. “Nuk është dialog i lehtë, por është pa diskutim e vetmja rrugë drejt suksesit”, theksoi Rama, duke vënë në pah edhe njëherë përkrahjen që Kosova ka nga dy aleatët e saj më të mëdhenj, Shqipërinë dhe Amerikën. “Kosova do ta ketë mbështetjen e dy aleatëve më të mëdhenj të saj, Shqipërisë dhe Amerikës”, ka thënë mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …