Rama: Nuk lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të Kompanisë “Pastrimit”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur të hënën në takim sindikatën e punëtorëve të Kompanisë “Pastrimi”. Pas takimit ai ka thënë se nuk do të lejoj që keqmenaxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve. I falënderoj sindikalistët dhe të gjithë punëtorët për qëndrimin e tyre të përgjegjshëm dhe për bashkëpunimin e tyre të sinqertë në këto momente kritike për ta dhe qytetarët. Ne jemi në anën tuaj. Të drejtat tuaja nuk janë të negociueshme, dhe askush nuk do të mbetet pa punë për shkak të dështimeve menaxheriale. Jemi të vendosur të veprojmë me integritet dhe vendosmëri për të mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e punëtorëve. ka thënë kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Përkrahje madhështore nga Forumi i Gruas së nëndegës Beguncë!

“Një takim plot frymëzim, bashkëpunim e energji pozitive, i organizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm në …