Rama opozitës: Do të shpartalloheni më keq se jeni shpartalluar më 2013 e 2015

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në punimet e Kuvendit ka thënë se kush nuk e miraton reformën në drejtësi do të përvëlohet para gjykatës së popullit, në votime. Rama i ka drejtuar kritika të ashpra  opozitës të cilën e ka quajtur të “pa bojë”. Fjala ime do të jetë e panevojshme në funksion të miratimit. Sepse kush nuk miraton reformën në drejtësi do të përvëlohet plotësisht kur të shkojë përpara gjykatës së popullit në votime. Do të shpartalloheni siç nuk jeni shpartalluar as në 2013 e as 2015. Jeni ‘pa bojë’, nuk keni asnjë lloj boje në raport me të vërtetën dhe publikun shqiptar. Keni dy vjet e gjysmë që s’keni marrë asnjë masë t’i ktheni bojën partisë së shpartalluar”, ka thënë Edi Rama, sot, në Kuvendin e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …