Donald Trump duhet të udhëtojë më shumë për t’i njohur myslimanët, ka thënë Edi Rama

Rama: Po spekulohet me numrin e azilkërkuesve shqiptarë

Kryeministri, Edi Rama, gjatë një takimi me diplomatë e profesorë të huaj në Tiranë, ka folur edhe për dukurinë e azilkërkuesve shqiptarë në Evropë. Sipas tij, në këtë drejtim ka spekulime të mëdha në lidhje me numrin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian. Kreu i Qeverisë shqiptare tha se edhe shtetas të vendeve të tjera më të zhvilluara e bëjnë të njëjtën gjë. “Shqiptarët kërkojnë azil për të njëjtën arsye që polakët ikin nga vendi: për një perspektivë më bindëse në Gjermani e Austri. Lëvizja e fuqisë punëtore ka qenë e mirë për ekonominë dhe shoqërinë evropiane. Vendet më të zhvilluara janë vendet ku emigrantët kanë dhënë kontributin e tyre”, është shprehur Rama. Ai ka vlerësuar nismën, siç e quajti ai, vizionare të kancelares gjermane, Angela Merkel për bashkëpunim rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …