Sadri Ramabaja

Ramabaja: Në Policinë e Kosovës është “ulur këmbëkryq UDB-ja”

Lëvizja vetëvendosje ka mbajtur konference për medie me ç rast Sadri Ramabaja dhe Qëndron Kastrati, kanë akuzuar Policinë e Kosovës. Asamblisti Ramabaja tha se në Policinë e Kosovës është ulur këmbëkryq UDB-ja. “Mekanizma të instaluar në Policia na sjellin në kujtesë situata të palakmueshme si përballjen me forcat policore serbe. Pikëpamjen që kisha lidhur me funksionimin e Policisë e kam ndryshuar shumë. Kam konstatuar me keqardhje që në këtë institucion është ulur këmbëkryq UDB-ja serbe”, tha Ramabaja. Ai foli për aktivistët e arrestuar dhe trajtimin e tyre nga ana e Policisë. Sipas tij, Policia ka vënë në thumb familjet që kanë dhënë shumë për këtë vend. Denoncoj këtë bandë të UDB-së të instaluar në Polici me sjelljet brutale”, ka theksuar Ramabaja. Të përkujtojmë me këtë rast se pas protestës është arrestuar edhe djali I dëshmorit të kombit Isa Kastrati,Qëndroni i cili  foli për ngjarjen gjatë arrestimit.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …