leoni

Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci: I gatshëm të vazhdoj në Drenas, vendimi për kandidaturën i takon PDK-së

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të hapur mundësinë për të rikandiduar në zgjedhjet e ardhshme lokale, por theksoi se vendimi përfundimtar i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Lladrovci tha se është i përkushtuar ndaj punës për qytetarët dhe pret që vlerësimi për kandidaturën të bazohet në performancë dhe angazhim institucional. “Ju e dini se i takoj subjektit politik shtetformues dhe shtetndërtues, i cili respekton programin dhe statutin e partisë. Prandaj, pres veprime nga niveli qendror të marrë vendim. Besoj se vendimi do të bazohet në performancë, organizimin e fuqishëm lokal, kontributin në votën nacionale, meritokracinë dhe kapacitetin për të adresuar shqetësimet e qytetarëve”, deklaroi ai. I pyetur nëse do të jetë sërish kandidat për kryetar të Drenasit, Lladrovci u shpreh se si themelues i PDK-së dhe përfaqësues i vullnetit qytetar, ndjen obligim për të vazhduar shërbimin, duke theksuar se është në pritje të vlerësimit të partisë për komponentët e lidershipit lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kriza institucionale në Kosovë po thellohet, pasi edhe në seancën e sotme parlamentare dështoi përpjekja …