Tema të tjera...
Supremja shfuqizon kufizimin për njohjen e kualifikimeve arsimore në pensionet kontribut-paguese
25/03/2026
Time Kadrijaj: Procesi për presidentin i dështuar – zgjedhjet, zgjidhja e vetme për krizën
25/03/2026
Kryetari i komunës së Drenasit njëherit anëtari i Partis Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren ndryshime serioze në vendimmarrjen dhe strukturat e partisë, rezultatet në zgjedhjet e ardhshme do të mbeten të njëjta apo edhe më të dobëta. Në një opinion të tij, Lladrovci ka vënë në pikëpyetje performancën e lidershipit aktual të PDK-së, duke theksuar se mungesa e meritokracisë, përfshirja e kufizuar e ideve të reja dhe dobësitë organizative në degë po e dëmtojnë subjektin politik. Sipas tij, opozita nuk ka arritur të ofrojë alternativë të fortë përballë qeverisjes aktuale. Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e një strategjie të qartë politike dhe të një gare të brendshme të shëndoshë, duke sugjeruar se riciklimi i figurave dhe përjashtimi i zërave të rinj po e frenojnë zhvillimin e partisë. Lladrovci paralajmëron se pa reforma të brendshme, PDK rrezikon jo vetëm rezultate të dobëta, por edhe përçarje të mëtejshme në strukturat e saj. Në fund, ai thekson se edhe zhvillimet politike institucionale, përfshirë vendimet e Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe proceset rreth zgjedhjes së presidentit, nuk do ta përmirësojnë situatën nëse vetë partitë nuk ndryshojnë qasje dhe nuk ofrojnë zgjidhje reale për qytetarët.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
