Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci ndahet nga PDK-ja, themelon subjekt të ri lokal “Për Drenasin Kampion”

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shpallur sot formimin e një subjekti të ri politik lokal me emrin “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” (PDKRLl), duke u ndarë zyrtarisht nga linja politike e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Lëvizja e Lladrovcit vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Kryesisë së PDK-së për të mos e rikandiduar atë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Sipas themeluesve të subjektit të ri, procesi i përzgjedhjes së kandidatit të ri është zhvilluar pa transparencë dhe në kundërshtim me parimet demokratike brenda partisë.
“Vendimi i Kryesisë së emëruar nga udhëheqësi aktual i PDK-së, pa një proces të brendshëm zgjedhor dhe në mungesë të përgjegjësisë e integritetit, përbën një shkelje të rëndë të vlerave me të cilat është identifikuar PDK-ja ndër vite,” thuhet në komunikatën zyrtare të PDKRLl.
Ramiz Lladrovci, i cilësuar nga përkrahësit si “kryetari më i suksesshëm në historinë e qeverisjes lokale në Kosovë”, ka theksuar se nuk po largohet nga vlerat që ka përfaqësuar PDK-ja ndër vite, por po vepron për të mbrojtur interesin qytetar dhe për të ruajtur trashëgiminë e qeverisjes së mirë në Drenas.
“Kjo iniciativë nuk është kundër PDK-së, por është për ta mbrojtur Komunën e Drenasit nga ndikimet keqbërëse, për ta ruajtur vlerën e meritokracisë, transparencës dhe qeverisjes me duar të pastra,” ka deklaruar Lladrovci.
Subjekti “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” do të garojë ekskluzivisht në zgjedhjet komunale për kryetar komune dhe për përbërjen e asamblesë komunale.
Themeluesit i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që besojnë në një Drenas të zhvilluar, të drejtë dhe me udhëheqje të ndershme, që t’i bashkohen kësaj iniciative.

Kontrolloni gjithashtu

Irfan Lipovica u intervistua në cilësinë e të pandehurit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica është ftuar për …