Ramosaj falënderon gjithë qytetarët për mikpritjen, dhe respektin gjatë vizitave të tij në çdo vendbanim të komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook ka falënderuar gjithë qytetarët e kësaj komune për mikpritjen, respektin, besimin, vullnetin dhe gatishmërinë për të mbështetur atë që më 12 tetor të shënojnë fitoren më të madhe të Aleancës në Deçan.

Në postimin e kryetarit Ramosaj thuhet:

Të dashur qytetarë,

Gjatë këtyre dy muajve pata kënaqësinë të vizitoj çdo vendbanim, çdo lagje, shumë familje dhe ekonomi familjare.

Ishte një përjetim i veçantë të ndaj kafen e mëngjesit me ju, të bashkëbisedoj me strukturat e Aleancës, me aktivistët tanë, me bashkatdhetarë e me qytetarë të nderuar.

Nga zemra ju falënderoj për mikpritjen, respektin, besimin, vullnetin dhe gatishmërinë tuaj për të na mbështetur, që më 12 tetor të shënojmë fitoren më të madhe të Aleancës në Deçan.

Bashkë ndam ide e mendime, u përgëzuam për punët që kemi realizuar dhe morëm kërkesa e sugjerime, të cilat i kemi përfshirë në Programin Qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Ju ftoj që të jemi bashkë, jo vetëm në këto 4 javë të fushatës zgjedhore, por edhe në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes, për të ndërtuar një Deçan më të zhvilluar e më të bashkuar.

Vetëm të bashkuar jemi të fuqishëm.

Të bashkuar do të fitojmë bindshëm më 12 tetor”, ka shkruar kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur rrënimi i objektit të vjetër të Stacionit të Autobusëve në Ferizaj

Ka nisur rrënimi i objektit të vjetër të Stacionit të Autobusëve në Ferizaj, për t’i …