leoni

Ramosaj: Puna dhe përkushtimi i bind të tjerët të bashkohen rreth vizionit i cili këtë vend e bënë fitues

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar se anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është arkitekti Arbër Nuraj, të cilin e ka mirëpritur në zyrën e tij.

Në rrjetin social të tij facebook, Ramosaj ka shkruar:

Puna dhe përkushtimi i bind të tjerët të bashkohen rreth vizionit i cili këtë vend e bënë fitues. Shprehi mirënjohjen time për arkitektin Arbër Nuraj, i cili ju bashkua familjes së madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ne guxojmë të jemi të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për vendin!

Po ashtu nga sot iu bashkua Aleancës, si një nga të gjithë ne, në rrugën e përbashkët për një Kosovë Fituese, jetë më të dinjitetshme dhe persepektivë të sigurt për qytetarët tanë.

Mirënjohës për ekonomistin Artir Gjonaj, që ju bashkua familjes së madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 137!

Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe këngëtarja deçanase, znj. Fatjona Kuçi.

Mirë se vjen në familjen e Kosovës Fituese!

137 për Kosovën Fituese!

#BashkimRamosaj55

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen Heronjtë e kombit Agim Selmanaj dhe Hajdar Agaj

Të enjtën kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga bashkëpuntorët e …