Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: AAK synon fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi gara është me Vetëvendosjen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij është e fokusuar në fitoren e zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 9 shkurt të vitit  2025. Ai  ka theksuar se AAK po punon intensivisht për të dalë partia e parë në këto zgjedhje, duke e llogaritur  Lëvizjen Vetëvendosje si kundërshtarin kryesor. “Jemi duke punuar që t’i fitojmë zgjedhjet, që të dalim partia e parë. Luftën do e kemi me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi shpresuar edhe ne si qytetarët për ndryshim, por i lus qytetarët që mos të mashtrohen dy herë,” u shpreh Haradinaj. Ai gjithashtu kujtoi qytetarët për datën e zgjedhjeve, duke i inkurajuar të mos bëjnë të njëjtat zgjedhje që, sipas tij, nuk kanë sjellë ndryshimin e premtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit

Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …