leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ata që po hartojnë skenarë të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me situatën në vend, duke theksuar se ata që po hartojnë skenarë të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp. Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet. Të gjithë ata që mundohen të gatuajnë skenarë të destabilizimit të situatës, e të cilët fatkeqësisht nuk janë pak, do të përfundojnë me turp. Ai ka shkruar se interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri-tjetrit e në paqe, dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi. Këtë nuk mund ta zhbëjë askush, as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu. Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …