Ramush Haradinaj, bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan dhe ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit, Kadri Zeka

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan dhe ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit Kadri Zeka, në 42-vjetorin e rënies. “Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin veprimtarët e hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për liri e për pavarësi. Ata ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për çlirim dhe për të drejtën tonë të mohuar me dekada”. “Sot, në 42-vjetorin e rënies heroike, me kolegë bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të jetës dhe veprës së heroit Kadri Zeka”, ka thënë Haradinaj, i cili mori pjesë edhe në zbulimin e shtatores së heroit, Kadri Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …