Ramush Haradinaj: Do të bëhet një zgjidhje përfundimtare, serioze, lidhur me statutin e të drejtat e kategorive të luftës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbajti tryezë, në të cilën është  diskutuar për problemet e kategorive të lirisë, kërkesat, nevojat e tyre si dhe të shoqatave që përfaqësojnë këto kategori. Me këtë rast u fol lidhur me ligjin për pagën minimale, pritjet e gjata për pajisje me proteza për invalidët, anashkalimin e kërkesave të kategorive të luftës dhe mohimin e të drejtave të tyre. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u zotua se do të bëhet një zgjidhje përfundimtare, serioze dhe më ndryshe sa i përket statutit dhe të drejtave të këtyre kategorive. Haradinaj saktësoi se falë angazhimit dhe luftës së dëshmorëve dhe të  personave qe tashmë janë pjesë e këtyre kategorive, Kosova tashmë gëzon lirinë si shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Zgjerohen hetimet për manipulim zgjedhor në Prizren, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zgjeruar hetimet lidhur me dyshimet për manipulim …