Ramush Haradinaj: Do të kundërshtojmë fuqishëm çdo tendencë për zhvlerësimin e familjes shqiptare

Në tryezën e grupit parlamentar të AAK-së  me temën: “Familja,  roli, sfidat dhe mbrojtja”, kryetari i kësaj partie,   Ramush Haradinaj,  ka thënë se do ta kundërshtojmë çdo tendencë për zhvlerësimim e familjes.  Ai  deklaroi  se  kjo temë po diskutohet në kohë të duhur. “AAK është parti atdhetare dhe në thelb ka atdheun. Këto vlera janë të lidhura mes vete, janë të vlerësuara në të gjitha kohërat. Aleanca angazhohet për familje me mirëqenie ekonomike dhe me të ardhura që e sigurojnë familjen. Do të kundërshtojmë çdo tendencë për zhvlerësimin e familjes”, deklaroi Haradinaj. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi theksoi se familja shqiptare tradicionalisht ka qenë institucioni i rëndësishëm. Në fjalën e tij, ai përmendi edhe iniciativën për ndarjen e 500 eurove për secilën lindje në këtë komunë. Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo temë duhet të diskutohet në mënyrë profesionale. “Po e bëjmë këtë për të dhënë një shembull se diskursi publik për atë që e ka mbajtur kombin shqiptar, për familjen, ta bëjmë në formën më profesionale e transparente”, tha kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …