leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Ramush Haradinaj: E mbështesim shpërndarjen e Kuvendit, vetëm pas shkarkimit ose dorëheqjes së kryeministrit Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai e mbështetë shpërndarjen e Kuvendit vetëm pas shkarkimit ose dorëheqjes së kryeministrit, Albin Kurti. Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. Nuk ka asnjë mëdyshje se prapa kësaj nisme është  vetë kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizëm duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij, Haradinaj ka saktësuar se në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një adresë – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka saktësuar, Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …