Ramush Haradinaj: Heronjtë e Kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi

Heronjtë e Kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi.
Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani.
Gjithmonë të parët në rresht, ata luftuan dhe ranë bashkë. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave.
Përjetësisht mirënjohje e nderim.

Kontrolloni gjithashtu

Sulmi ndaj Ibër Lepenc: Tre të akuzuar para gjykatës për sabotim të infrastrukturës kritike

Tre persona, përfshirë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, janë paraqitur sot në …