leoni

Ramush Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së vetëm i kanë shërbyer vendit – Rubin dëshmon në Hagë për lidhjet me CIA-n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një aktiviteti të fushatës në Fushë Kosovë, ka uruar që ish-krerët e UÇK-së të lirohen nga akuzat që po përballen në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai tha se gjithçka që është bërë gjatë luftës ka qenë në shërbim të vendit dhe të popullit shqiptar. “Dëshirojmë që të lirohen ata që po gjykohen, janë bashkëluftëtarë tanë, janë shqiptarë. Ne në atë kohë vetëm i kemi shërbyer vendit. Edhe sot, çdo veprim politik e institucional e bëjmë me vizion që të vërtetohet se kemi punuar për të mirën e Kosovës”, u shpreh Haradinaj. Ai shtoi se si në kohë lufte, ashtu edhe gjatë periudhave të qeverisjes së tij, gjithmonë ka pasur kritika, por sipas tij, proceset do ta dëshmojnë se veprimet kanë qenë për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit. Në të njëjtën ditë, në Hagë ka dëshmuar James Rubin, ish-ndihmës Sekretar i Shtetit gjatë kohës së luftës në Kosovë. Rubin tha se në vitin 1999 kishte kuptuar për komunikimin e Ramush Haradinajt me CIA-n, duke theksuar se ky bashkëpunim kishte ekzistuar ndër vite.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj takon presidentin kroat Zoran Milanoviq në OKB: Mbështetje e fortë për Shqipërinë në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me homologun …