Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj, ka kërkuar që kryetarja Vjosa Osmani të deklarohet për mundësinë e shpërbërjes së Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kërkon nga kryetarja,  Vjosa Osmani që të deklarohet për mundësinë për shpërbërje të Kuvendit si dhe të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të kryeministrit, Albin Kurti. Haradinaj tha se AAK-ja ka kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, tani Kurti ka  dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin”. Tash paska dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin.  Çka ka ndryshuar në ndërkohë!? A është Presidentja e vendit në dijeni për këtë ndryshim kursi të kryeministrit. Shpërndarja e Kuvendit duhet të jetë rezultat i një konsensuesi politik. Presidentja duhet të deklarohet për këtë çështje dhe eventualisht të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të Kryeministrit”, ka shkruar Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Deputetët u kompensuan me 2,600 euro secili për seanca të dështuara – kostoja mujore mbi 300 mijë euro

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka ngritur shqetësim publik lidhur me kostot …