Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua nga autoritetet franceze në fillim të këtij muaji në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia dhe po vazhdon të mbetet atje nën masën e lirimit me kusht, ka kritikuar liderët e vendit, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin për pjesëmarrjen e këtyre dy të fundit në bisedimet në Bruksel me krerët serbë, Aleksandër Vuçiq e Tomisllav Nikoliq. Ai në një postim ka shkruar se Mustafa e Thaçi, me këtë veprim kanë poshtëruar Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Bisedimet e Hashim Thaçit e Isa Mustafës me shërbëtorët e Millosheviqit e të Sheshelit, për tërheqjen e Listës së të Përndjekurve të Serbisë, ku ndodhet edhe emri im, janë poshtërimi i radhës që po i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.
