Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj kërkon nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së, të tregojnë se pse nuk po e votojnë mocionin për rrëzimin e Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së  sotme, në Kuvend, ka kërkuar nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së, që të tregojnë pse nuk po e votojnë mocionin për rrëzimin e Kurtit. Ai është shfaqur mjaft i ashpër ndaj kolegëve opozitarë, duke i pyetur se përse nuk po kanë guxim për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. Pse, ju lutem, ka hezitime për mocion? Ku e keni problemin të gjithë ju që hezitoni për mocion? A është e vërtetë që kemi humbur besimin e  institucioneve euroatlantike, a është e vërtetë që kanë filluar ndëshkimet dhe a është e vërtetë që jemi duke u dobësuar? Pse nuk po keni guxim secili të  dalë e të  thënë, po e votoj mocionin. Çfarë është duke ndodhur te opozita ju lutem, ku e keni problemin kolegë opozitarë, të PDK dhe LDK-së? Pse po mendoni ende se kush përfiton nga mocion? Vetëm një përfitues është, Kosova dhe interesi ynë, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …