leoni

Ramush Haradinaj: Kurti po i shpenzon qëllimisht 30 ditët pa zgjedhur kryetarin e Kuvendit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dështimit të 41-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për vazhdim të një skenari të qëllimshëm bllokues. Në një deklaratë për media, Haradinaj tha se është bërë e qartë se Kurti ka vendosur ta shfrytëzojë periudhën 30-ditore pa siguruar shumicën politike dhe pa zgjedhur kryetarin e Kuvendit. “Po shihet që ia ka vendosur me i hargju këto 30 ditë pa e kriju shumicën politike dhe pa e zgjedh kryetarin e Kuvendit”, u shpreh Haradinaj, duke e konsideruar këtë sjellje si përgjegjëse për krizën aktuale institucionale. Kritikat e tij vijnë në një kohë kur partitë opozitare po paralajmërojnë veprime të reja ligjore në Gjykatën Kushtetuese për shkak të mospërfilljes së aktgjykimit të saj nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Enrico Barduani, pret homologun italian në Prishtinë, gjenerallejtënant Giovanni Maria Iannucci

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur të …