Ramush Haradinaj: Kushdo që voton për Qeverinë Kurti III është argat i Serbisë e Rusisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ashpërsuar tonin kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe çdo mundësie për formimin e një Qeverie të re të udhëhequr nga Albin Kurti. Haradinaj deklaroi se “kushdo që ndihmon në formimin e Qeverisë Kurti III është argat i Serbisë dhe Rusisë”. Ai theksoi se ky është një qëndrim i pandryshueshëm dhe e quajti situatën “shumë serioze”. Ndërkohë, në një deklaratë të mëhershme gjatë ditës, Haradinaj tha se AAK është e gatshme ta votojë Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, në përpjekje për të zhbllokuar situatën politike aktuale. “Pa ndonjë marrëveshje, pa përfitime, vetëm për ta ndihmuar daljen nga kjo krizë, i kemi ofruar votat tona. Edhe Glauk Konjufcën, edhe atë e votojmë”, u shpreh Haradinaj, duke i bërë thirrje VV-së që të propozojë një kandidat unifikues dhe të pranueshëm për të gjitha palët.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …