leoni

Ramush Haradinaj: Kushtetuta, themeli i shtetit dhe demokracisë sonë

Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor të shtetit që buron nga lufta çlirimtare dhe nga shpirti liridashës i popullit. Kushtetuta, si një akt historik dhe juridik, është një nga arritjet më të mëdha të Kosovës, duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë për të gjithë qytetarët pa dallim dhe mbrojtjen e pakicave, dhe duke u bërë garancia e demokracisë dhe e parimeve të lirisë dhe drejtësisë, ka shkruar Ramush Haradinaj. Sipas tij në katër vitet e fundit, jemi dëshmitarë të një qeverisjeje që ka shkelur dhe cenuar Kushtetutën, duke marrë vendime arbitrare dhe antikushtetuese, dhe duke treguar mospërfillje të hapur ndaj këtij dokumenti të shenjtë. Ky konstatim thekson nevojën urgjente për një ndryshim rrënjësor të mentalitetit qeverisës, një kthesë që kërkon një qeverisje që do të respektojë Kushtetutën jo vetëm në letra, por në çdo vendim dhe veprim, duke parë ligjin si një instrument për të shërbyer qytetarëve, dhe jo për t’i sunduar ata.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve …