Ramush Haradinaj: Lavdi e përjetshme heronjve që mbrojtën idealin e lirisë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar sot kujtimin e heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 36-vjetorin e rënies së tyre. Haradinaj ka theksuar se dy heronjtë u mbuluan me lavdi të përjetshme duke mbrojtur me guxim idealin për lirinë e atdheut. “Me veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare. Vepra e tyre qëndron e përjetësuar në thelbin e lirisë dhe shtetit të Kosovës,” ka shkruar Haradinaj. Ai ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Lavdi e përjetshme!”

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …