Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Tiranë, duke e cilësuar atë si një sinjal të fortë për bashkëpunim dhe orientim të qartë drejt së ardhmes evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përmes një deklarate publike, Haradinaj ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për rolin udhëheqës në organizimin e samitit dhe për angazhimin që Shqipëria po tregon në përfaqësimin e interesave rajonale në platformat evropiane. Kosova duhet të trajtohet si partnere e barabartë. Populli ynë meriton njohje, dinjitet dhe një të ardhme të qartë brenda familjes evropiane, ka shkruar me këtë rast kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
