Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj: Mohimi i të vërtetave, sikur bën Albin Kurti, është një mohim i vetë diasporës, pjesës integrale e kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklasuar se mohimi i të vërtetave, sikur bën Albin  Kurti, është një mohim i vetë diasporës, pjesës integrale e kombit. Diaspora shqiptare, e cila ka luajtur një rol jetik në luftën për liri dhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës, nuk meriton të mashtrohet për qëllime politike sa herë që afrohen zgjedhjet. Kryeministri Albin Kurti, i cili rrallë ka vizituar diasporën gjatë mandatit të tij, iu ka drejtuar asaj vetëm tani, kur zgjedhjet janë afër. Në vend të transparencës, diasporës i janë shitur të pavërteta për rritje ekonomike të ekzagjeruar dhe një pamje të shtrembëruar të situatës në vend, ndërsa shumë çështje kritike, si përjashtimi i Kosovës nga proceset ndërkombëtare dhe përkeqësimi i gjendjes sociale, janë anashkaluar. Mohimi i të vërtetave themelore është një mohim i vetë diasporës, e cila ka qenë gjithmonë pjesë integrale e kombit dhe atdheut ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Skënder Musa: Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po hyn në fazën finale

Procesi gjyqësor kundër  ish-krerëve të UÇK-së, ka hyrë në fazën finale, tha avokati Skënder Musa. …