Ramush Haradinaj nderon heroin Besim Ndrecaj: Shembull unik i luftëtarit që nuk u tremb kurrë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, kolegë të partisë, miq dhe familjarë, kanë nderuar sot veprën e Heroit të Kombit, Besim Ndrecaj. Në fjalën e tij, Haradinaj e quajti Ndrecajn një luftëtar të jashtëzakonshëm, që nuk u tremb kurrë përballë armikut dhe që frymëzoi gjenerata të tëra në rrugën drejt lirisë. Ai shtoi se emri dhe sakrifica e tij do të jetojnë në kujtesën e çdo brezi dhe do të kujtohen me nder e krenari. Besim Ndrecaj është krenaria e Therandës dhe e gjithë kombit shqiptar, tha Haradinaj në këtë homazh të organizuar me rastin e përvjetorit të rënies së heroit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …